Merkato

Marseille ofron 25 milionë euro për mesfushorin e Romës

Roma dhe Kevin Strootman mund t’i shkëpusin marrëdhëniet e tyre në ditët e fundit të muajit gusht. Sipas mediave italiane, verdhekuqtë duket se janë të gatshëm të pranojnë ofertën e Marseille, e cila kap shifrën e 25 milionë eurove.

Mesfushori holandez pëlqehet shumë nga trajneri Rudi Garcia, me të cilin ka punuar te verdhekuqtë, kur ky i fundit drejtonte Romën. Sipas të njëjtave burime, afrimi i Steven N’Zonzi në kryeqytetin italian e ka rritur ndjeshëm konkurrencën në mesfushë, ndaj dhe largimi i Strootman shikohet si një zgjidhje e mirë, si për klubin, ashtu edhe për vet mesfushorin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency