Merkato

Marseille, presion Interit për sulmuesin, a do ta lënë të lirë zikaltrit?

Alexis Sanchez është objektiv konkret i Olimpikut të Marsejës për sulmin. Nga Franca raportojnë se drejtuesit e klubit të njohur po i ushtrojnë presion të fortë Interit për shërbimet e sulmuesit kilian.

Pablo Longoria, drejtori sportiv i OM, është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Sanchezit. Thuhet madje se është arritur marrëveshja mes palëve, por që amerikano-jugori të transferohet në Ligue 1, duhet edhe një “OK” nga zikaltrit.

Kushti i domosdoshëm që “martesa” Sanchez-Marseille të bëhet realitet, në fakt, është që sulmuesi të ndërpresë kontratën me Interin (që skadon pas një viti).

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency