Merkato

Marseille refuzon tri oferta për sulmuesin polak

Sipas L’Équipe, Olympique Marseille ka refuzuar disa oferta në këtë merkato dimërore për Arkadiusz Milik, dhe dy prej tyre ishin nga LaLiga. Konkretisht, prestigjiozja franceze raporton për dy tentative, nga Sevilla dhe Mallorca për të marrë shërbimet e sulmuesit polak, i cili nuk përshtatet shumë me skuadrën e Marsejës, siç e pranoi trajneri Sampaoli në një konferencë për shtyp.

Klubi francez gjithashtu ka refuzuar një ofertë të Juventusit, gjë që dëshmon se pavarësisht vështirësive që ish-sulmuesi i Napolit po has në Velodrome, nuk ka ndryshuar besimi i trajnerit. Të tri klubet e sipërpërmendura kanë kërkuar huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency