Marseja nuk përmbahet në fushën e Brestit, ngjitet e dyta
Olimpiku i Marsejës i la pak orë në dispozicion Rennes për të shijuar vendin e tretë. Skuadra marsejeze triumfoi 1-4 në fushën e Brestit për të rifituar vendin e dytë me 50 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Nice.
Gerson shënoi për ekipin e drejtuar nga argjentinasi Sampoli që në minutën e tretë, i asistuar nga Milik. Golin e 0-2 Marseja e realizoi sapo nisi pjesa e dytë, këtë herë nga këmbët e sulmuesit polak (Milik), pas topit të marrë nga Harit. Ky i fundit i çoi shifrat në 0-3 në të 71-tën, ndërsa në shtesë pati kohë edhe për dy gola të tjerë: Cardona ngushtoi në 1-3, ndërsa vulosi shumë shpejt fitoren përfundimtare 1-4 Under.



