Martial bën gati valixhet, por Rangnick “i prish planet”: Largohet me një kusht!
Anthony Martial po përgatitet të lërë Manchesterin pas 6 sezonesh e gjysmë në “Old Trafford”, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin që i vihet në dispozicion, megjithatë ky nuk do të jetë aspak një mision i lehtë.
Për të komplikuar negociatat, ka menduar trajneri i përkohshëm i “djajve të kuq”, Ralf Rangnick, që në një deklaratë për mediat britanike, ka zbuluar se largimi i Martial do të ndodhë vetëm nëse plotësohen kushtet e klubit.
“Ne jemi të impenjuar në tre kompeticione dhe kemi ambicie të mëdha, ndaj kemi nevojë për sa më shumë lojtarë. Mos harroni se jemi në kohë koronavirusi dhe të gjithë janë të rëndësishëm, ndaj largimi i Martial mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen kushtet e klubit. Në dijeninë time, deri tani askush nuk ka bërë ofertë për të dhe natyrisht që nuk mund ta japim në huazim, kur kemi nevojë edhe vetë”, u shpreh Rangnick.



