La Liga

Martial: Refuzova dy klube të njohura për Sevillan, dua Botërorin

Anthony Martial vendosi të largohet nga Manchester United për të luajtur në huazim te spanjollët e Sevillas, ku iu rezervua një pritje fantastike, teksa në një rrëfim për mediat iberike, nuk e ka fshehur kënaqësinë për zgjedhjen e bërë.

I transferuar me bujë te Manchester United më 2015-ën, ylli francez nuk po arrinte të fitonte një fanellë titullari, teksa ndër të tjera deklaron se mes skuadrave që e kërkuan në janar, ishin edhe italianët e Juventusit.

“Në janar kisha disa oferta dhe ndër më të rëndësishmet ishin ato të Juventusit e Barcelonës. Megjithatë unë zgjodha Sevillan dhe jam shumë i lumtur, pasi isha i bindur që këtu do të më jepej mundësia të luaj rregullisht. Dua të tregoj në fushë vlerat e mia dhe synimi kryesor është të bind trajnerin Deschamps për një vend në Katar 2022”, u shpreh sulmuesi francez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency