Kategoria Superiore

Martinena: Kamza do të shkojë larg, futbolli shqiptar ka ndryshuar

Nestor Martinena është nga goditjet kryesore të merkatos së Kamzës. Sulmuesi argjentinas rikthehet në Shqipëri 7 vite pas përvojës së tij te Dinamo. Impakti që ka marrë në këtë aventurë të tij të dytë në vendin tonë ka qenë mjaft pozitiv, ku dallon një rritje të ndjeshme të cilësisë teknike dhe fizike më futbollin shqiptar.

Jam kthyer sepse një nga drejtuesit më kërkoi të luaja këtu. Ekipi më duket shumë i mirë dhe kam ardhur me idenë për të arritur gjëra të mëdha këtu. Vërej se futbolli shqiptar është përmirësuar shumë. E vërteta është që në këto 7 vite është rritur shpejtësia dhe aspekti teknik, kështu që do të jetë një sfidë për mua.

Detyra kryesore e një sulmuesi është të shënojë dhe kjo është edhe dëshira më e madhe e Martinenës, i cili gjtihashtu vlerëson edhe grupin e lojtarëve të Kamzës.

Dua të bëj maksimumin, të ishte për mua do të shënoja 500 gola, por do të bëj aq sa mundem për të ndihmuar skuadrën. Ndiej që është një ekip që do të japë shumë, sepse ka futbollistë të mirë, sidomos sulmues të rrezikshëm dhe mbrojtje të fortë. Një skuadër e kompletuar për të shkuar larg këtë sezon.

Takimi i parë i sezonit do të jetë kundër Tiranës, një emër i madh i futbollit shqiptar, por që nuk e tremb 31-vjeçarin, i cili ka besim se edhe me pak fat Kamza mund t’i marrë maksimumin kësaj sfide.

Kundër Tiranës është thjesht një ndeshje futbolli, nëse jemi në formë mund të fitojmë. Nuk e di gjendjen e bardhebluve, nuk i kam ndjekur, e di që Tirana, Dinamo e Partizani janë emra të mëdhenj, megjithatë mendoj se gjithçka varet nga ne për ta fituar apo jo këtë ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency