Lajme

Martinez: Kur Hazard argëtohet, bën diferencën në fushë

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, shpreson që në Europian të rigjejë versionin më të mirë të Eden Hazardit, i cili me Realin e Madridit nuk ka përjetuar momente të mira, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, pavarësisht angazhimit maksimal nga ana lojtarit që të ndodhte e kundërta. Për numrin 1 të stolit të “Djajve të Kuq” të Europës, Hazard ka qënë i pafat.

“Hazard për ne është një element shumë i rëndësishëm, është kapiteni i skaudrës sonë dhe shpresoj që gjatë Europianit të jetë në formën e tij më të mirë fizike. Në futboll fati është një element i rëndësishëm dhe Hazard nuk ka patur fat. Dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar së shumë. Shpresoj që të mos ndodhë edhe me kombëtaren, sepse kur Eden argëtohet në fushë, edhe futbolli që ai luan bën diferencën.” – u shpreh Martinez.

Sulmuesi i “Los Blancos” në 2 sezone me mbretërorët ka luajtur shumë pak. Në total janë 60 sfida në të cilat ai s’ka mundur të luajë ose e thënë ndryshe, me Realin ka mundur të luajë vetëm 43 ndeshje në 2 sezone. Hazard ka debutuar me kombëtaren belge në moshën 17-vjeçare, në vitin 2008, dhe ne 107 paraqitje ka shënuar 32 gola me Belgjikën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency