Kategoria Superiore

Martini: Në Ballsh për të marrë maksimumin, kam besim…

Përgatiti: Glendi Tafaj

Barazimi në Laç nuk është për t’u flakur, kjo vlen për çdo skuadër të Superiores, duke llogaritur forcën që kurbinasit e kanë treguar tradicionalisht në shtëpi, në këtë mënyrë barazimi i Teutës në Laç mund të konsiderohet pozitiv, gjithsesi diçka duhet të ndryshojë dhe “Djemtë e Detit” do të duhet të kërkojnë maksimumin në Ballsh dhe këtë mendësi e konfirmon trajneri Edi Martini.

Gjendja e skuadrës është e mirë, duke përjashtuar dy lojtarë, Çyrbjen, që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Laçit, dhe Aleksin që ka plotësuar kartonët. Ndaj Bylisit është ndeshje shumë e rëndësishme, do të shkojmë atje të luftojmë fort dhe të japim maksimumin.

26 golat e realizuar bëjnë që Teuta të jetë sulmi më pak prodhues, duke mos përfshirë në këtë renditje Luftëtarin e Flamurtarin. Kjo ka ardhur edhe nga mungesa e një qendërsulmuesi, që të jetë i aftë të shënojë me vazhdueshmëri, megjithatë tekniku shkodran i durrsakëve ka besim tek reparti i tij i avancuar.

E rëndësishme është të prodhojmë lojë dhe të krijojmë raste. Hebaj, Gruda dhe Kapllani janë tre sulmues të rëndësishëm për ekipin dhe besoj se do të shënojnë.

Teuta aktualisht mban vendin e 5-të dhe ka mëkatet e saj në këtë sezon, gjithsesi distancat janë të shkurtra dhe finalizimi i objektivit Europë është një bindje personale e trajnerit Edi Martini.

Jemi të ngjeshur në renditje me rivalët tanë. Ne shohim punën tonë dhe besoj se skuadra që do të gabojë më pak do të shkojë në Europë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency