Martini: Nuk duhet të gabojmë më, Hebaj titullar!
Edi Martini trajneri i Teutës doli në konferencë për shtyp për të folur për sfidën e radhës të durrsakëve në kampionat, atë ndaj Kastriotit. Teuta do të kërkojë ta nisë vitin me fitore dhe të lerë pas momentin negativ përballë skuadrës më të dobët të këtij kampionati.
“Në përgjithësi jemi mirë, kemi bërë stërvitje intensive. Gjendja e ekipit është mjaft e mirë. Kemi Jackson që është i dëmtuar, Aleksi do të luaj në vijën e mbrojtjes. Ne sapo kemi marrë një lojtar tjetër që besoj se ndeshjen tjetër do të jetë gati, por gjithsesi skuadra ka treguar grindë në stërvitje, entuziazëm dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”.
STËRVITJA- “Ka qenë e gërshetuar, si nga ana fizike, teknike dhe ana taktike. Ka qenë një minifaz përgatitore kështu që jemi munduar të punojmë nga pak në të gjitha drejtimet. Në përgjithësi jam i kënaqur nga stërvitja që kemi bërë”.
NDESHJA- “Është ndeshje shumë e rëndësishme sepse kemi bërë shumë gabime gjatë pjesës së parë të sezonit. Nuk na falen gabimet, duhet të marrim maksimumin”.
AFRIMET E REJA- “Besoj që Hebaj do të jetë nga fillimi ndërsa Qaqi do të jetë javës tjetër, nuk është i disponueshëm këtë javë. Ne kemi brumin dhe lojtarët që gjithësecili që futet në fushë të japë maksimumin”.
PJESA E MBETUR E KAMPIONATIT- “Sigurisht që do të jetë e vështirë. Ndeshjet çdo ditë vijnë dhe bëhen më të vështira duke pasur parasysh edhe objektivat e skuadrave. Skuadrat në përgjithësi kanë marrë lojtarë, siç kemi bërë dhe ne dhe do të jetë shumë herë më e vështirë se fillimi i sezonit, por shpresoj të arrijmë formën e duhur dhe të jemi në maksimumin tonë”.
MERKATO E MBYLLUR? “Normalisht them se po, por nuk përjashtohet ndonjë mundësi deri në fundin e merkatos. Gjithsesi shumica e lojtarëve janë ata që kanë dalë kampion vjet dhe i kemi mundësitë që të ngrihemi në renditje. E rëndësishme është ana morale prandaj them se në ndeshjen me Krujën na duhet një fitore patjetër”.



