Kategoria Superiore

Martini: Teuta favorite për titullin, mes meje dhe Brdaric lojë shahu!

Pritjes 27-vjeçare mund t’i vijë fundi këtë të mërkurë rreth orës 19:00. Teuta është vetëm një hap larg titullit kampion në një edicion të vështirë, të ngarkuar fizikisht e psikologjikisht dhe që sheh ende 4 skuadra matematikisht në garë për titull kur kanë mbetur vetëm 90 minuta nga fundi. Trajneri i “dejmve të detit” duket gati për këtë sfidë të fundit kundër Apolonisë me sytë nga trofeu më i rëndësishëm në Shqipëri.

“Normale është ndeshja e fundit e kampionatit dhe ky sezon ka treguar që çdo ekip e ka provuar në disa momente vendin e parë për dy javë më pas një tjetër, jemi të mobilizuar në maksimum që nga kjo ndeshje të shpallemi kampionë. Unë mendoj që ne të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Normale që një sy dhe një vesh duhet të jetë në Shkodër, megjithëse unë mendoj që në këtë moment na ka ardhur fati në dorë në ndeshje të fundit, djemtë e dinë sa e rëndësishme është, ekipi është i mobilizuar në maksimum dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”.

Kundërshtari nuk është ndër më të vështirët, megjithatë trajneri shkodran kërkon të evitojë çdo surprizë duke e përgatitur skuadrën e tij për çdo skenar të mundshëm.

“Është një ndeshje që ne duhet ta përgatisim për të gjitha skenarët, edhe për luajtjen e nervave, shpejtësinë e lojës dhe për arritjen tek goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet ti bëjmë hyzmetin dhe ta trajtomë si një ndeshje sikur po luajmë ndaj një ekipi që është për kampion, kështu që këtu neglizhenca nuk ekziston”.

Gjatë ditëve të fundit ka patur ngacmime miqësore mes Martinit dhe trajnerit të Vllaznisë , Brdaric. Trajneri i Teutës vijon t’i qëndrojë mendimit që ekipi i tij e ka më të thjeshtë se sa  kuqeblutë për të shkuar tek trofeu.

“Po është e vërtetë, ne kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe; Laçi dhe Apolonia, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë, ndërsa Apolonia ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionët të mirë dhe lojë të mirë nga ana individuale e lojtarëve. The se do ta kemi më të lehtë, por fusha do ta tregojë.Unë kam bindjen që lojtarët nesër do të jenë më të angazhuar se kurrë, normalisht jemi një hap përpara ekipeve të tjera, jemi shumë pranë titullit, por nesër mbetet për tu parë”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency