La Liga

Mascherano, lamtumirë Barçës, e presin në MLS!

Në fund të këtij sezoni, Javier Mascherano do t’i thotë lamtumirë Barcelonës. Lajmin e raporton “Sport.es”, gazetë shumë pranë klubit katalanas. Argjentinasi, në fakt, dëshiron të provojë një eksperiencë të re në një tjetër kampionat dhe për këtë gjë ka vendosur në dijeni edhe klubin “blaugrana”. Po sipas “Sport.es”, e ardhmja e 33-vjeçarit projektohet përtej Atlantikut, në Major League Soccer.

Mascherano është pjesë e Barcelonës që nga viti 2010 dhe është aktivizuar në 201 ndeshje në La Liga me kalatanasit. Ai ka qenë gjithmonë i rëndësishëm në skemat e lojës, pasi është përshtatur nga mesfushor shkatërrues, në mbrojtës qendre. Gjatë këtij sezoni është akkvizuar në 5 ndeshje të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency