Futboll

Mascherano: Me Argjentinën e mbyll pas botërorit

Mbrojtësi argjentinas i Barcelonës, Javier Mascherano deklaroi se do të tërhiqet nga kombëtarja, vetëm pas botërorit ‘Rusi 2018’. Ai u shpreh se dëshiron shumë që të diskutojë një tjetër finale dhe pse jo, të fitojë këtë trofe.

“Do të tërhiqem nga kombëtarja, pas përfundimit të botërorit, kohë kur do të jem plot 34 vjeç. Pas finales së humbur ndaj Gjermanisë, në 2014-ën, dua të diskutojmë një tjetër finale dhe pse jo të fitojmë trofeun”, tha argjentinasi.

Javier Mascherano u shpreh gjithashtu se vetëm në përfundim të sezonit do të vendosë për të ardhmen e tij te Barcelona, duke mos e përjashtuar edhe një transferim në Kinë ose SHBA.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency