Mascherano tek Habei Fortune pasi të riaftësohet Umtiti
Gjendet gjuha e përbashkët mes Barcelonës dhe Habei Fortune për transferimin e Javier Mascheranos në kampionatin kinez. El Mundo Deportivo zbulon se klubi “blagrana” do të përfitojë 10 milionë euro nga kartoni i argjentinasit, i cili nuk do të largohet sapo të hapet merkatoja e janarit. Barçka ka kërkuar që 33-vjeçari të qëndrojë deri në momentin e riaftësimit të plotë të Samuel Umtiti, pasi mund të ketë emergjenca në mbrojtje.
Kampionati i futbollit në Kinë nis në muajin mars, kështu që nuk do të ketë asnjë pengesë për Mascheranon që të qëndrojë te Barcelona edhe për dy muaj.



