Futboll

Mashtroi për të ardhurat, Eto’o dënohet me rreth 2 vite burg/ E pëson keq edhe përfaqësuesi i tij

​​Samuel Eto’o dhe përfaqësuesi i tij deklaruan këtë të hënë se janë dënuar respektivisht me 22 muaj dhe një vit burg, pasi pranuan se nuk kishin deklaruar 3,872,621 euro midis 2006 dhe 2009.

Në deklaratën e tij në Gjykatën Penale, ish-lojtari i Barcelonës, Eto’o e ka pranuar mashtrimin, por ka fajësuar Mesalles, të cilin e ka cilësuar gjithmonë si “babanë e dytë”.

Në fakt, ish-futbollisti kamerunas ngriti një padi kundër ish-përfaqësuesit të tij për mashtrim dhe shpërdorimi në menaxhimin e pasurive të tij, një çështje që është ende në fazën e hetimit.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë isha fëmijë dhe se bëja gjithmonë atë që më kërkonte ‘babai’”, tha Samuel Eto’o.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency