Premier League

Mata nuk mjafton, Man.United shpërdoron dhe e pëson, fiton Tottenhami

Manchester United shpërdoron dhe në fund e pëson. Një gol i mbrojtësit Maguire në minutën e 94-t shokoi Djajtë e Kuq dhe i dha një pikë Leicester City-it në sfidën që mbylli javën e 19-të të Serisë A. Buzëqesh Manchester City që tashmë e thellon në +13 avantazhin ndaj ndjekëses më të afërt që është Manchester United. Pas avantazhit provizor të vendasve me sulmuesin Jamie Vardy sfida foli e gjitha për Djajtë e Kuq që jo vetëm përmbysën rezultatin por krijuan një mori me raste duke humbur shumë përpara portës. Heroi i United në këtë sfidë ishte Juan Mata autori një dygolëshi madje goli i dytë i spanjollit që i dha tre pikët skuadrës së Mourinhos erdhi pas një ekzekutimi perfekt nga goditja standarte. Kartoni i kuq i Amartey në të 77-tën ia bëri më të thjeshta gjërat Manchester United, me miqtë që përveç se goditën shtyllën me Lindgard humbën edhe raste të tjera të pabesueshme me Rashford e Mkhitaryan. Deri sa erdhi eposidi i golit të Maguire që barazoi shifrat duke i lënë një shije të hidhur Mourinhos në stol. Mori një sukses me peshë në garën për një vend në Champions League edhe Tottenham Hotspur që në Turf Moor kaloi lehtësisht surprizën e këtij sezoni Burnley-in vendas 0-3 falë një tregolëshi të Harry Kane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency