Maverick Vinales niset i pari në Katar, keq Rossi e Lorenzo
Është i Maverick Vinales “pole position” i pari i vitit në Botërorin në Moto GP. Piloti i Yamahas dominoi provat kualifikuese në Katar, duke regjistruar kohën më të shpejtë 1’53”546 para Ducatit të Dovizioso (+0”198) e Hondës së Marquezit (+ 0”199).
Në vijën e dytë do të nisen Miller, Quartararo dhe Crutchlow dhe në të tretën Petrucci, Morbidelli e Nakagami.
Kualifikuese për t’u harruar për Rossin dhe Lorenzon, që do të nisen respektivisht në vendet 14 dhe 15.




