Merkato

Mbappe e ka vendosur, e ardhmja e tij larg Parisit

Kylian Mbappé ka vendosur të largohet nga PSG. Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe ai tashmë i ka komunikuar bordit parizien që nuk do të rinovojë, kështu që këtë verë ose tjetrën ai do të jetë lojtar i lirë. Siç raportojnë  nga Franca, nuk e ka problem të qëndrojë në kryeqytetin francez këtë sezon dhe të respektojë kontratën me klubin. Nëse parizienët nuk dëshirojnë ta humbasin sulmuesin me parametër zero, duhet të veprojnë para 31 gushtit të ardhshëm.

Mbappe ka refuzuar oferta që Nasser Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Leonardo i kanë vendosur në tryezë. Ata i ofruan atij një pagë milioneri dhe një projekt për të luftuar në Ligën e Kampionëve, që tek Parisi prej vitesh tashmë është objektiv primar. Blerjet e Wijnaldum, Achraf Hakimit ose Ramos u bënë pikërisht për të arritur këtë trofe. Por as transferimet e bëra së fundmi apo  kontrata multimilionere e premtuar nuk e bëjnë  Mbappénë të ndryshojë mendim.

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme nga sulmuesi, PSG vazhdon të besojë se talenti francez do të vazhdojë aventurën e tij në “Parc Des Princes”.  Drejtuesit e ekipit francez vazhdojnë të jenë të bindur që sulmuesi do të përfundojë rinovimin këtë verë, duke zgjatur bashkëpunimin e tij me klubin, të paktën deri në Kupën e Botës në Katar që fillon në nëntor 2022.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency