Futboll

Renditja e CIES/ Mbappe i pakonkurrueshëm, bie ndjeshëm vlera e Messit dhe Ronaldos

Pavarësisht krizën së shkaktuar nga COVID-19, vlera e kartonit të Kylian Mbappésë mbetet shumë e lartë: 259.2 milionë €. Sulmuesi francez është ende shumë i ri dhe kontrata e tij me Paris St-Germain përfundon në vitin 2023. Me vetëm një vit kontratë të mbetur dhe pothuajse 33 vjeç, Lionel Messi (100.1 M €) renditet vetëm në vendin e 21-të. Cristiano Ronaldo (62.8 milionë €, vendi 70) është lojtari më i vjetër në listën e 100 më të mirëve. Në total, 22 futbollistë që luajnë në 5 ligat më të forta kanë një vlerë më shumë se 100 milionë €.

Alphonso Davies (vendi i 9-të, 133.5 milionë €) është futbollisti më i ri në 20 vendet e para përpara Erling Haland (i 15-ti, me 107.3 M €). Lojtarët më të shtrenjtë në bazë të rolit janë: Ederson Moraes (86.8 M €) për portierët, Matthijs de Ligt (104,7 M €) për qendërmbrojtësit, Trent Alexander-Arnold (171.1 M €) për mbrojtësit anësorë, Frenkie de Jong (102.1 M €) për mesfushorët mbrojtës, Bruno Fernandes (104.9 M €) për mesfushorët sulmues dhe Kylian Mbappé (259.2 M €) për sulmuesit.

20 futbollistët me vlerën me të lartë:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency