Mbappe ia komunikoi personalisht Perezit vendimin, ja çfarë i ka shkruar francezi
Seria e fundit e telenovelës “Mbappe”, shokoi tifozët e Realit të Madridit dhe lumturoi ata të PSG-së, që do të vazhdojnë të dëfrehen në “Parc des Princes” me treshen Mbappe-Messi-Neymar.
Futbollisti i famshëm francez ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin parizien, duke lënë me gisht në gojë ata që e konsideronin të kryer kalimin e tij në “Bernabeu”. Ka qenë vetë lojtari që ka njoftuar Florentino Pérezin, nëpërmjet WhatsApp-it, se nuk do t’i bashkohet klubit mbretëror.
Josep Pedrerol, në “El Chiringuito”, ka zbuluar fjalët që Kylian Mbappe i ka shkruar presidentit të Real Madridit.
“Ju informoj se kam vendosur të qëndroj te PSG-ja. Dua t’ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për Madridin, klub me të cilin kam qenë tifoz që kur isha fëmijë. Shpresoj të jeni mirëkuptues me vendimi im. Suksese në finalen e Champions League!”
VIDEO/ Spektakël dhe fishekzjarrë, PSG organizon ceremoni spektakolare për rinovimin me Mbappe



