Mbappe kthen PSG-në te fitorja, barazon David si kryegolashënues i kampionatit
PSG kthehet tek fitorja në kampionatin francez pas dy barazimeve radhazi me Nice dhe Lens dhe këtë e bën përballë Monacos së cilës iu imponua 2-0 në “Parc des Princës”, ku sërish rezultoi vendimtar Kylian Mbappe, autor të të dy golave të Parisit.
Të parin 22-vjeçari e realizoi në minutën e 12-të me 11-metërsh, që u akordua nga kryesori pas verifikimit të pamjeve nga sistemi VAR.
Pa u mbyllur pjesa e parë, Mbappe tundi sërish rrjetën, këtë herë i shërbyer nga Lionel Messi, që edhe pse nuk shënoi vetë, ishte pikë kyçe në ndërtimin e aksioneve të ekipit të Pochettinos.
Me dy golat që i shënoi skuadrës nga Principata Mbappe barazoi në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit francez sulmuesin kanadez të Lille, Jonathan David me 11 finalizime në 18 ndeshje.



