Francë

Mbappe lë nam/ Paparacët e nxjerrin zbuluar, sulmuesi i lidhur me një trans

Një lajm sensacional po bën xhiron e mediave më të rëndësishme botërore; Kylian Mbappe futbollisti i PSG është lidhur me një modele transgjinore të quajtur, Ines Rau. 32-vjeçarja e lindur në Paris nga prindër algjerianë, është tashmë një modele e famshme e Playboy. Megjithatë, e kaluara e saj ka qenë e trazuar duke qenë se në gjenezë ka qenë një mashkull.

Mirëpo, me kalimin e viteve, Rau kuptoi natyrën e vërtetë të trupit të saj derisa iu nënshtrua një ndërjhyrje kirurgjikale në moshën 16-vjeçare për të ndryshuar tërësisht seksualitetin e saj. në vitin 2018, Ines Rau, publikoi edhe një libër autobiografik në të cilin shpjegoi vendimin e saj për të ndryshuar gjini ndërsa theksoi se më në fund shpirti i saj ishte tërësisht i lirë dhe se mund të konsiderohej plotësisht një grua.

Tashmë, Ines rikthehet sërish në qendër të mediave, ndërsa flitet për një lidhje të saj me Mbappe teksa paparacët e kanë fotografuar dyshen në bordin e një jahti ndërsa në muajin maj, futbollisti dhe modelja u shfaqën së bashku në festivalin e Cannes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency