Ligue 1

Mbappe në hije, PSG merr goditjen e parë nga Rennes

PSG merr goditjen e parë në Ligue 1 në fushën e Rennes. Kampionët në fuqi të Francës dështuan të merrnin pikë në javën e dytë të kampionatit, pasi u mposhtën 2-1 nga kuqezinjtë, të cilët u kishin rrëmbyer parizienëve edhe Kupën e Francës.

Një disfatë që tregon situatën që po kalon skuadra e drejtuar nga Thuchel sa i përket çështjes Neymar, me brazilianin që është mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

PSG kaloi në epërsi në minutën e 36-të me Edinson Cavanin, i cili përfitoi nga një kthim i gabuar i topit te portieri, për të zhbllokuar rezultatin.

Rennes nuk u demoralizua e për rrjedhojë arriti të barazonte me Niang para se të mbyllej fraksioni i parë.

Sapo nisi pjesa e dytë del Castillo kërceu bukur me kokë për golin e 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar në minutat e mbetura të sfidës.

Në dy takimet e tjera St Etienne barazoi 1-1 me Brest, ndërsa Reims – Strasbourg përfundoi pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency