Mbappe në hije te PSG, fajin e ka Cavani!
Yjet e Psg janë dëshmitarë të një kthese radikale që sjellin zhvillimet e reja brenda grupit. Uruguaiani Edinson Cavani i konfrontuar me Neymar, në episodin aq shumë të përfolur dhe të mediatizuar, tashmë duket se ka bërë hapa përpara duke ngjitur sërish shkallë në hierarkinë e vendosur brenda ekipit të sheikut Khelaifi, falë golit të tij të shpëtimit në minutën e 93 që solli edhe barazimin në klasiken me Marsejën. Nga ana tjetër konkurenti i Cavanit, Kylian Mbappe nuk arriti dot të shfaqte kualitetin dhe aftësitë e tij të padiskutueshme. Në një ekip ku luajnë emra të tillë, rivaliteti fillimisht ndodh brenda grupit e më pas përjetohet edhe në fushë prandaj pas incidentit me brazilianin Neymar spekulimet e vunë në dyshim të ardhmen e Cavanit tek Parisi. Argument për spekulim linte pikërisht mundësia që me largimin hipotetik të Cavanit, drejtuesit e klubit kishin mundësinë të linin të kënaqur princin e Parisit, Neymar si dhe t’i krijonin hapësirën e munguar Mbappes për të dhënë më të mirën e tij i pozicionuar më në qëndër.
Gjithsesi, tashmë panorama paraqitet krejt ndryshe. Cavani jo vetëm që ka treguar një puls të ri plotë jetë falë rendimtetit të tij, por ka vendosur qartësisht një hierarki të re ku dominat është ai vetë. Me mediat franceze që thurrin elozhe për performancën e 30 vjecarit, 18 vjecari Mbappé është në vënë në qëndër të kritikave për lojën e varfër në “Velodromin” e Marsejës. Për talentet e reja të Paris Saint Germainit nuk të jetë e lehtë të zbresin nga kali kalorësin Cavani.



