Ligue 1

Mbappe në rolin e kumbarit, francezi merr në kujdestari dy arushë panda

Kylian Mbappe di gjithnjë si të kthejë prozhektorët nga vetja në fushën e blertë duke qenë se levizjet e tij në fushë tregojnë kualitet të lartë. Mirëpo, ylli i PSG, nuk e humbet vëmendjen edhe kur është larg fushave të blerta ndërsa së fundmi është regjistruar një episod shumë i veçantë në lidhje me 22-vjeçarin.

Mbappe është bërë kumbari i dy arushave panda, të cilat kanë lindur në një kopësht zoologjik në Francë. Futbollisti është shprehur se ndihet i nderuar, por se tashmë ka edhe përgjegjësi pasi bëhet fjalë për një projekt në lidhje me mbrojtjen e krijesave të tilla.

Ndërkaq, nëpërmjet pjesëmarrjes se mbi 122.000 francezëve në rrjetet sociale është vendosur që emri i dy arushave panda të jetë Yuandudu dhe Huanlili, frymëzuar nga emrat e prindërve të cilat ishin Yuan Zi dhe Huan Huan. Një kuriozitet është se prindërit e dy pandave kumbar i të cilave do të jetë Mbappe, kanë ardhur në Paris në vitin 2002 si një shenjë e miqësisë mes Parisit dhe Beijing.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency