Ligue 1

Mbappe në superformë, PSG triumfon me përmbysje

Tashmë nuk është më ai adoleshenti i talentuar që i kushtoi arkave të PSG plot 180 milionë euro, por është një kampion bote që di të udhëheqë i vetëm skuadrën e tij drejt suksesit. Pas Botërorit fantastik që zhvilloi me Francën në Rusi 2018 ku u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i turneut Kylian Mbappe konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon edhe pas pushimeve verore. Yllit 19-vjeçar i mjaftoi një pjesë loje për të zgjidhur në ndeshje shumë të vështirë dhe për t’i dhënë fitoren e dytë në kampionat PSG. Një sukses 3-1 me përmbysje për skuadrën e Thomas Tuchel në fushën e Guingamp i gjithi nën shenjën e Kylian Mbappe. Ndeshja nisi keq për PSG-në dhe në minutën e 14-të u desh ndërhyrja fantastike e Buffon për të evituar golin e Roux. Por portieri veteran i kampionëve të Francës nuk mund të bënte asgjë në minutën me Nolan Roux që këtë herë realizoi golin e avantazhit për Guingamp. Pak çaste më vonë vendasit dyfishuan shifrat por goli u anullua me ndërhyrjen e sistemit VAR. Në pjesën e dytë trajneri Tuchel hodhi në fushë Mbappe i cili bëri debutimin në këtë sezon duke ndryshuar menjëherë lojën e PSG-së që në pjesën e parë edhe pse kishte Neymar dhe Di Marian në fushë nuk funksionoi aspak në sulm. Shumë shpejt miqtë fituan një 11-metërsh me Neymar që mori përsipër ekzekutimin e tij duke barazuar shifrat në minutën e 53-të. Më pas skenën e mori Mbappe që realizoi dy gola shumë të bukur në minutat 82 dhe 90 me asistet e Di Marias dhe Neymar duke i dhënë trepikëshin e radhës Parisit dhe duke e mbajtur në krye të Ligue 1, pas 2 javëve të para me pikë të plota.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency