Ligue 1

Mbappe nuk është i lumtur me pozicionin ku e aktivizon Galtier, i penduar që refuzoi Realin?

Kylian Mbappé nuk duket i lumtur në muajt e parë të këtij sezoni dhe këtë po e tregon me disa veprime që bien në sy. “Ylli” francez nuk po i ndjen efektet e vendimit të tij për të rinovuar kontratën me PSG-në (hoqi dorë nga nga ofertë shumë e rëndësishme e Realit të Madridit).

23-vjeçarit nuk i shihet buzëqeshja në buzë dhe statistikat e tij në këtë fillim sezoni janë larg atyre të sezonit të kaluar.

Mbappé nuk është më elementi qendror i PSG-së dhe përmes mesazheve të vogla “fajëson” për këtë pozicionin në të cilin trajneri Christophe Galtier e ka vendosur në krye të sulmit.

Mbappe beson se mund të japë më shumë si sulmues krahur dhe jo si një “9”. Në rolin e sulmuesit të parë ai humbet shpejtësinë dhe befasinë që ka zakonisht kur luan në krah.

Disa javë më parë, në një konferencë për shtypin kur ishte i grumbulluar me kombëtaren franceze ndezi debatin me deklaratën e tij se Deschamps i jep më shumë liri veprimi.

“Këtu më kërkojnë gjëra të ndryshme, kam shumë liri këtu. Trajneri e di që është një numër 9 si Olivier (Giroud) që “kujdeset” për mbrojtjen dhe unë mund të kërkoj hapësira. Në Paris kjo nuk ndodh, më kërkojnë të luaj si “pykë”, është ndryshe”, deklaroi Mbappe më 22 shtator.

Kampionit të botës (2018) i është dashur të heqë dorë nga pozicioni i tij i preferuar, krahu i majtë i sulmit, për t’ia lënë Neymarit, por tani e sheh se si nuk shfaqet as në të djathtë.

Gazeta L’Équipe pohon se klubi i ka premtuar sulmuesit nënshkrimin me një numër 9 cilësor, diçka që nuk ka ndodhur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency