Kategoria Superiore

Mbledhje me tone të ashpra te Lushnja, kërkohet respektimi i garës

Mbledhje me tone të larta te Lushnja por nuk ka përjashtime nga grupi i lojtarëve sic ishte aluduar. Një ditë pas konfirmimit në stol të trajnerit Hysen Dedja që i kishte paraqitur dorëheqjen, Kryetari i bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, ka mbledhur ekipin dhe stafin teknik për të vënë pikat mbi I për situatën që përjeton skuadra lagunare që fundjavën e kaluar humbi atë që konsiderohej një stacion i fundit mbijetese me Vllazninë. Vetë trajneri Hysen Dedja sqaroi më tepër në një dalje publike për mediat.

Kërkesa kryesore e kryetarit të Bashkisë ndaj lojtarëve ka qenë ajo për të respektuar luftën sportive për të mos u bërë pjesë e pazareve në kurriz të skuadrës.

Është evidente se te Lushnja nuk mungojnë dyshimet se lojtarët mund të bien pjesë e tentativave nga skuadra të tjera për ti korruptuar. Vetë Dedja konfirmon se ato kanë qenë prezente edhe për sfidën me Vllazninë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency