Premier League

Mblidhet Bordi Drejtues i “Djajve të Kuq”, Zidane pasues i Solskjaerit?

Bordi Drejtues i Manchester United, sipas medieve angleze, është mbledhur me urgjencë pas humbjes së turpshme 4-1 në fushën e Watfordit, për të diskutuar mbi shkarkimin e mundshëm të Ole Gunnar Solskjaerit, në drejtimin e të cilit “Djajtë e Kuq” nuk po japin shenja përmirësimi, përkundrazi po zhyten gjithnjë e më shumë në krizë të thellë.

Raportohet se takimi virtual ka nisur në orën 20:00. Gjithashtu pretendohet se United tani ka shtuar interesin për legjendën e Realit të Madridit, Zinedine Zidane, që shihet si trajneri ideal për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.  

Shkarkimi i Solskjaerit do t’i kushtojë klubit 7.5 milionë stërlina, pasi norvegjezi nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare në korrik.

48-vjeçari ka fituar humbur shtatë nga 11 ndeshjet e fundit dhe rënia e formës ka kulmuar pikërisht me disfatën e fundit “Vicarage Road”. Më parë “Djajtë e Kuq” kishin humbur dy herë rresht në shtëpi me rivalë historikë si Manchester City dhe Liverpool.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency