Futboll

Mbrëmja gala e “Global Soccer Awards”, nga ora 18:30 në Supersport 2

Në orën 18:30, në ekranin e Supersport 2 do të vijë live dhe ekskluzivisht mbrëmja gala e Global Soccer Awards, ku do të ndahen çmimet për më të mirët e vitit që lamë pas.

Ceremonia do të mbahet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, ku do të mblidhen shumë njerëz të futbollit, trajnerë, ish trajnerë, futbollistë, gazetarë, etj.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mbërriti në Dubai që në ditët e fundit të 2018-ës, për të shijuar edhe pak ditë pushime nën diellin e nxehtë atje, ndërsa sot do të synojë një tjetër çmim prestigjoz.

Numri 7 i Juventusit do të konkurrojë për çmimin “Futbollisti i vitit”, me yjet francezë Antoinne Griezmann dhe Kylian Mbappe, të cilët vijnë me stofin e kampionit të botës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency