Champions League

Mbrëmje e madhe për Myrto Uzunin, i shënon Juves dhe “fluturon” si Ronaldo

Myrto Uzuni bën Cristiano Ronaldon brenda në Torino, me shumë se me aftësinë e shënimit me mënyrën e festimit të golit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Ferencvarosit, realizoi në minutën e 19-të golin e parë të sfidës, pas një kundërsulmi të shpejtë të hungarezëve, i shërbyer nga krahu u djathtë nga Nguen.
24-vjeçari fitoi duelin me Cuadradon, duke e devijuar topin drejt rrjetës, me portierin Wojciech Szczesny që e pati të pamundur t’i ndryshonte drejtimin. Uzuni zgjodhi të festonte pikërisht si Cristiano Ronaldo, që 16 minuta më vonë shënoi golin e barazimit me një goditje të “thatë” nga jashtë zonës. Në kohën shtesë Morata realizoi golin e fitores për Juven.

Gjithsesi, një mbrëmje për t’u shënuar në kalendar nga futbollisti shqiptar, që deri pak vite më parë luante në Superiore, por falë përkushtimit dhe seriozitetin në punë u katapultua në futbollin e madh europian, për të sfiduar emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency