Mbrojtësi i Benficës merr pasaportën shqiptare, por debutimi me kuqezinjtë shtyhet sërish
Qendërmbrojtësi Adrian Bajrami pajiset me pasaportën shqiptare. Futbollisti shqiptar i cili është pjesë e Benficës në Portugali, mori ftesë nga trajneri Reja në muajin mars, por nuk veshi dot fanellën kuqezi, pasi nuk ishte pajisur me pasaportë.
Megjithatë çështjet procedurale janë zgjedhur dhe Bajrami është pajisur këtë të enjte me pasaportën shqiptare, por për debutimin me fanellën kuqezi do të duhet të presë ende.
Kjo pasi në këtë fillim muaji Reja ka vendosur ta lërë 20-vjeçarin me Shpresat e Alban Bushit, që kanë dy përballje mjaft interesante ai ajo ndaj Anglisë dhe ajo ndaj Kosovës.
Gjithsesi lajmi i mirë është që tashmë nuk ka më dyshime për mbrojtësin, që ka marrë pasaportën shqiptare dhe pret momentin për të debutuar me fanellën kuqezi, të cilën ka zgjedhur të mbrojë.



