Mbrojtësi i Chelsea-t rikthehet në Francë, këtë herë në huazim
Malang Sarr nuk ia doli të fitojë besimin e trajnerit Thomas Tuchel, ndaj Chelsea i hapi rrugë transferimit të tij në huazim te klubi francez i Monacos.
Ka qenë vetë skuadra e principatës franceze që ka fituar garën me klube si Roma, Milan e Fiorentina dhe ka njoftuar akordin me futbollistin 23-vjeçar, i cili bëri edhe prezantimin me fanellën e tij të re.
Sarr rikthehet kështu pas dy vitesh në Francë, aty ku edhe spikati me fanellën e Nice, pak kilometra larg Monacos, ndërsa Chelsea shpreson që futbollisti të gjejë formën më të mirë e të rikthehet sërish në Londër.



