Featured

Mbrojtësi i Kombëtares ndryshon ekip në Hungari, bashkohet me Albi Dokën

Herdi Prenga ndryshon skuadër, por mbetet në futbollin hungarez. Burime për SuperSport konfirmojnë se mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka lënë Kisvardën, për t’u transferuar te klubi i Budapest Honved.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, teksa vetë mbrojtësi 27-vjeçar do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e kryeqytetit të Hungarisë.

Te Budapest Honved, Prenga do të gjejë edhe një tjetër mbrojtës të kombëtares shqiptare, ish-in e Tiranës, Albi Doka, i cili luan aty prej janarit të këtij viti.

I rritur te akademia e Dinamos së Zagrebit, Prenga numëron disa eksperienca në futbollin kroat, teksa në 2019-ën u transferua në Letoni, te Riga dhe në 2021-shin, te Kisvarda në Hungari. Mbrojtësi është grumbulluar shpesh edhe nga kombëtarja shqiptare, por ka luajtur vetëm dy ndeshje me fanellën kuqezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency