Kombëtare

Mbrojtësi i radhës që dëmtohet, Kombëtarja humbet një tjetër lojtar

Fabio Cannavaro debutoi me barazim në stolin e Beneventos në Serie B. “Shtrigat” morën një pikë pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Ascolit.

Frederic Veseli e nisi si titullar takimin për ekipin vendas, por ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 25 minuta. 29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe ish-fituesi i “Topit të Artë” u detyrua ta zëvendësonte.

Veseli, i cili numëron 43 ndeshje me Shqipërinë, do të mësojë kohën reale të rikuperimit pasi të kryejë kontrollet e detajuara mjekësore.

“Xholi” i prapavijës u transferua në merkaton e verës nga Salernitana te Benevento, ekip ku do ketë mundësinë të punojë me një kampion bote si Cannavaro.

Veseli

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency