Mbrojtësi i Tottenham e gjen veten mes të shtënave, e shpëton policia pas rrëmbimit
Emerson Royal ka përjetuar një mbrëmje horrori në vendlindjen e tij teksa pasi ka dalë nga një club nate në Sao Paolo ka përfunduar nën kërcënimin e armës nga një person që kërkonte të rrëmbente sendet personale dhe paratë e mbrojtësit të Tottenham.
Për fat të mirë, një polic (edhe pse jashtë orarit) është gjendur pranë vendngjarjes pasi ishte duke bërë foto me lojtarin që aktivizohet në Premier League dhe falë ndërhyrjes së tij ia ka dalë të lirojë futbolistin nga duart e keqbërësit.
Megjithatë, për ta arritur këtë objektiv, oficerit të policisë i është dashur të qëllojë mbi 29 herë mbi pengmarrësin. Edhe pse ky i fundit kërcënonte Emerson Royal me armë, oficeri i policisë u tregua mjaftueshëm i guximshëm për të hapur zjarr dhe në fund e përmbylli me sukses misionin e tij.
Ndërkohë, pengmarrësi mori një goditje në shpinë dhe në fund përfundoi në spital duke mos e realizuar dot planin ndërsa iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale për të nxjerrë plumbin.



