Mbrojtësi kolumbian zbarkon në Itali dhe i lëshon sfidën Romelu Lukakut
Verona ka kompletuar transferimin e mbrojtësit kolumbian Juan Cabal, i cili ka mbërritur tashmë në Itali dhe ka nisur aventurën e tij në Serinë A. Në një rrëfime për mediat e qytetit, Cabal deklaroi se stadiumi ishte i pari që vizitoi në Verona, teksa nuk ngurroi të tregojë ëndrrat e tij e të sfidojë Romelu Lukakun.
“Ndodhi gjithçka brenda 48 orëve dhe jam shumë i lumtur. Vendi i parë që vizitova, ishte stadiumi, që më emocionoi. Mezi pres të nis këtë eksperiencë, ku dua të tregoj cilësitë e mia. Ëndrra ime më e madhe është të luaj me Realin e Madridit dhe të fitoj një Botëror me Kolumbinë. Në Serinë A, dua të sfidoj Romelu Lukakun”, deklaroi Cabal.



