Kategoria Superiore

Mbrojtësi largohet nga Vllaznia: Askush nuk ma shuan dashurinë për ngjyrat kuqeblu

Abdurrahman Fangaj nuk është më futbollist i Vllaznisë. Pas dy sezonesh të kaluara mes dëmtimit dhe pankinës, mbrojtësi i djathtë shkodran ka vendosur të largohet nga kuqeblutë, në kërkim të një klubi ku do të mund të luajë rregullisht.

Futbollisti 24-vjeçar luan si mbrojtësi i djathtë, pozicion të cilin e ka “hipotekuar” kapiteni Erdenis Gurishta te Vllaznia, ndaj do të ishte e vështirë që të gjente hapësira te kuqeblutë dhe ka zgjedhur largimin.

Ka qenë vetë Fangaj, që nëpërmjet një postimi në Instagram, ka njoftuar divorcin me klubin e tij të zemrës, teksa thekson se askush nuk do të mund t’ia heqë dashurinë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.

Ende nuk dihet e ardhmja e Fangajt, megjithatë për mbrojtësin ka shfaqur interes skuadra e Flamurtarit në Kategorinë e Parë, që është gati të shtojë koloninë e shkodranëve në grup.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency