Futboll

Mbrojtësi legjendar italian merr drejtimin e Frosinones

Surprizon Frosinone. Trajneri i ri i skuadrës italiane, që nuk mundi të mbijetonte në Serinë A do  të jetë ish-mbrojtësi legjendar, Alessandro Nesta, i cili u preferua “in-extremis” para kandidatit tjetër, Fabio Grosso.

Nesta, ish-trajner i Perugias, gjeti gjuhën e përbashkët me shoqërinë e presidentit Stirpe e mund të kthehet nga Miami, ku po kalon pushimet, në orët e ardhshme për të firmosur kontratën me skuadrën e re.

Një goditje e madhe kjo për Frosinonen, që kërkon të ringrihet shumë shpejt me një legjendë në stol mes më të mirave të Serisë A.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency