Angli

Mbrojtësi pranë rikuperimit total, Southgate merr frymë lirisht!

Prej fillimit të muajit tetor, Kyle Walker është i dëmtuar duke humbur një pjesë të mirë të ndeshjeve me Manchester Cityt. Shqetësimi për 32-vjeçarin nisi në derbin ndaj Manchesterit teksa më pas u detyrua të operohej. Në këtë formë, pjesëmarrja e tij në Botërorin e Katarit me Anglinë ishte vendosur në pikëpyetje.

Megjithatë, ditët e fundit kanë rezultuar vërtet pozitive për mbrojtësin e krahut të djathtë i cili është në fazën e fundit të rikuperimit dhe shumë shpejt do të jetë gati për të zbritur në fushë, fillimisht me Cityn e më pas me Anglinë në Botëror. Walker është një element tejet i rëndësishëm në organikën e Gareth Southgate tek kombëtarja, sidomos pas humbjes së Reece James i cili fatkeqësisht do t’i mungojë “Tre Luanëve” në kompeticionin më të rëndësishëm.

Por, me një veteran tashmë si Walker, britanikët mund të qëndrojnë të qetë sa i takon korsisë së djathtë ndërsa udhëtojnë drejt Katarit me statusin e nënkampionëve të Europës dhe si një nga favoritet më të mëdha për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency