Merkato

Mbrojtësi uruguaian refuzon ofertën e parë të Barçës për rinovimin

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka refuzuar ofertën e parë të klubit për rinovimin e kontratës, duke vënë në gatishmëri të lartë Manchester United, Chelsea-n dhe Liverpool.

22-vjeçari ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Barcelonës këtë vit, por nuk ka nënshkruar kontratë të re që kur iu bashkua ekipit të parë në tetor 2020, që do të thotë se ai mbetet me një pagë relativisht të ulët.

United, Liverpool dhe Chelsea po ndjekin të gjithë situatën dhe janë gati t’i ofrojnë një kontratë të majme nëse u bashkohet në vetë, kur t’i ketë mbetur edhe një vit nga marrëveshja me “blaugranat”.

Besohet se Araujo dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe klubi patjetër dëshiron ta mbajë atë, por “Marca” njofton se raundi i parë i bisedimeve për kontratën e re ka përfunduar pa një zgjidhje pozitive. Araujo ka refuzuar, duke qenë i bindur se meriton më shumë si titullar fiks.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency