Angli

Mbrojtësi vuan dëmtimin e sezonit të kaluar, Guardiola njofton kohën e rikuperimit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk do të ketë në dispozicion për finales e së shtunës në  Community Shield ndaj Liverpool, mbrojtësin Aymeric Laporte. Në fakt, 28-vjeçari nuk do të humbasë vetëm sfidën me The Reds, por edhe startin e kampionatit duke qenë se vuan nga një dëmtim në gju.

Një problem që e trashëgon nga sezoni i kaluar dhe që mesa duket do ta mbajë larg fushave edhe për tw paktwn njw muaj e gjysmw teksa trajneri Pep Guardiola e njoftoi diçka të tillë në konferencë për shtyp.

“Laporte është i dëmtuar, ai iu nënshtrua operacionit në fundin e sezonit të kaluar. Në fakt, luajti disa ndeshje i dëmtuar dhe bëri një sforco të madhe. Por, kur bëhet fjalë për gjurin duhet të tregosh kujdes, mendoj se do të jetë jashtë për të gjithë muajin gusht. Ndoshta, në muajin shtator rikthehet sërish pranë grupit”, u shpreh Guardiola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency