Serie A

Mbrojtja e Milanit në emergjencë, sfumohet edhe një nga objektivat e merkatos

Telashet në mbrojtje janë bërë evidente te Milani, që tani ka humbur për arsye dëmtimi dy qendërmbrojtësit titullarë, Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori, me të parin që vështirë të luajë më këtë sezon dhe anglezin që do të rikthehet vetëm në fund të muajit shkurt.

Pikërisht për këtë arsye, Maldini është vënë në lëvizje për të sjellë një tjetër futbollist në repartin e prapavijës, megjithatë merkatoja e janarit nuk ofron as kohë deh as mundësi interesante, teksa më e fundit është sfumuar pasditen e sotme.

Ka qenë presidenti i Lille, Olivier Letagn, që për mediat franceze ka konfirmuar se mbrojtësi holandez Sven Botman, të paktën deri në fund të sezonit, nuk do të largohet nga kampionët në fuqi të Ligue 1.

“Për Botman kemi pasur shumë oferta, si në verë, ashtu edhe tani, por pozicioni ynë është i qartë dhe ua kemi thënë të gjithëve,. Ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, pasi e kemi të nevojshëm jo vetëm në kampionat, por edhe më Ligën e Kampionëve”, deklaroi numri 1 i Lille.

Objektiva të tjerë të kuqezinjve, janë mbrojtësi i Torinos, Bremer, që gjithashtu vështirë se mund të lëvizë në merkaton e janarit, dhe ai i Manchester United, Eric Bailly, që do ta mirëpriste një kalim në Serinë A, pasi te “djajtë e kuq” është i fundit në hierarki dhe nuk luan prej kohësh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency