Lajme

Mbyllen pushimet, Gjilani nis përgatitjet për sezonin e ri

Sikurse ishte planifikuar, skuadra e Gjilanit, mëngjesin e sotëm, mbajti grumbullimin e parë për edicionin e ri garues 2019/2020, duke startuar fazën përgatitore.

Para fillimit të seancës stërvitore, i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Florim Zuka, i cili përshëndeti të gjithë futbollistët dhe u uroi mirëseardhje lojtarëve të rinj të Gjilanit.

Seanca stërvitore filloi me një vrapim të lehtë, si nxemje për futbollistët. Numri një i shtabit teknik, Gentian Mezani, së bashku me ndihmësin e tij, Alban Hyseni, dhe trajnerin e portierëve, Afrim Ajdini, në programin e stërvitjes së sotme kishin planifikuar edhe disa ushtrime tjera fizike dhe disa teknike, ku në vazhdimin e stërvitjet futbollistët punuan me top.

Në seancën e sotme stërvitore të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e skuadrës. Përgatitjet do të vijojnë rregullisht, në të njëjtin orar edhe për ditët në vazhdim.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency