Premier League

Mbyllet epoka Wenger, lamtumirë emocionuese dhe ‘pasillo’ për francezin

Një lamtumirë emocionuese i dhuruan tifozët e Arsenalit, trajnerit që për 22 vite drejtoi skuadrën londineze. Arsene Wenger u prit në fushë mes duartrokitjeve të të gjithë të pranishmëve në “Emirates Stadium”, teksa lojtarët e të dyja skuadrave nderuan me respekt maksimal teknikun 68-vjeçar, duke formuar një ‘pasillo’, ku francezi parakaloi.

Në takimin e tij të fundit përpara tifozëve të Arsenalit, skuadra i dhuroi 3 pikët trajnerit, duke mposhtur me “goleadë” 5-0 Burnleyn. Aubameyang ishte ai që hapi serinë e golave, duke realizuar pas 14 minutash lojë. Në fundin e pjesës së parë francezi ALexandre Lacazette shënoi golin e dytë për topçinjtë, ndërsa më pas ishte radha e Sead Kolasinac të gjente rrugën e rrjetës.

Burnley kreu rolin e të ftuarit ne festën londineze dhe Alex Iwobi e dërgoi në 4-0 rezultatin. Aubemyang e mbylli serinë e golave, duke shënuar të 5-in për bardhekuqte.

Në përfundim të takimit drejtuesit e klubit i dhuruan teknikut francez një mini-trofe të Premier Leagues, që simbolizonte sezonin 2003-2004, kur të ashtuquajturit “të pathyeshmit” e Arsenalit, nën drejtimin e Wenger fituan titullin kampion pa e provuar humbjen.

Në mbyllje 68-vjeçari i dha lamtumirën fansave bardhekuq me fjalët kuptimplota: Do të jem gjithmonë një tifoz i Arsenalit. Ëndrrat na bëjnë të jemi gjithnjë të bashkuar në çdo qelizë”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency