Mbyllet marrëveshja, Montella trajner i Sevillas
Vincenzo Montella mund të quhet zyrtarisht trajner i Sevillas në La Liga. Italiani ka arritur marrëveshjen për një 18 muaj, pra do të jetë në krye të andaluzianëve deri më 30 qershor të 2019-s. Vetëm pak javë mbeti pa skuadër 43-vjeçari, i cili u shkarkua nga Milani për rezultate të dobëta. Edhe pse kishte kontratë me kuqezinjtë, gjithçka u zgjidh me marrëveshje për të mos patur probleme për nisjen e një aventure të re. Montella ka përzgjedhur në rolin e bashkëpunëtorit teknik, Enzo Marescan. Ish-trajneri i Milanit pason në këtë detyrë argjentinasin Eduardo Berizzo, i shkarkuar për mungesë rezultatesh.



