Mbyllet marrëveshja, Rafinha lojtar i Interit
Rafinha Alcántara është zyrtarisht futbollist i Interit në Serinë A. Pas bisedimeve intensive njëjavore Barcelona ka pranuar ofertën e fundit të zikaltërve. Formula e transferimit do të jetë huazim deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro plus tre milionë në forma të tjera. Më 1 korrik të këtij viti Interi do të ketë të drejta të plota sportive mbi futbollistin, i cili do ta mbajë veshur fanellën zikaltër për 3 sezone e gjysmë, pra deri në qershor të Vitit 2021. Mesfushori me origjinë braziliane do të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë që ka prodhuar “La Masia”.



