Lajme

Mbyllet pa gola në Gjakovë, Vëllaznimi shkon në finale

Vëllaznimi i Gjakovës siguron finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, duke eliminuar Dritën e Gjilanit falë golit në fushën kundërshtare. Përfundoi 0-0 kjo sfidë e zhvilluar në Gjakovë, por duke qenë se takimi i parë kishte përfunduar 1-1 u takon kuqezinjve vendës ta tentojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend në finale. Drenica provoi me të gjitha format për të shënuar, por formacioni i Arsimn Gojanit u mbrojt mirë, duke shfrytëzuar rezultatin e ndeshjes së parë.

Spektakël në tribunat e stadiumit, që ishin mbushur plot e përplot nga tifozët vendas.

Trajneri i gjakovarëve, Arsim Gojani, në intervistën pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij e meritoi finalen.

Dëshira për të shkuar në finale ishte e madhe. Ishim më tepër në presion, sepse kishim epërsinë e rezultatit të ndeshjes së parë. Drenica ishte e detyruar të kërkonte më shumë. Djemtë dhanë maksimumin jam shumë i lumtur që shkuam në finale.

Ndërsa kolegu u tij, Sadat Pajaziti, u shpreh se ndjen keqardhje për faktin se tifozët e Dritës mbetën të zhgënjyer.

I uroj kualifikimin Vëllaznimit, por kjo ishte forca jonë, provuan por nuk mundën të bënim më shumë. Nuk më vjen keq për rezultatin apo lojën e dobët, por për tifozët tanë që kanë mbetur të zhgënhyer. Mendonim se do ta fitonim Kupën në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency