Futboll

Mbyllet vizita e presidentit të UEFA-s në Tiranë, Ceferin shuan përplasjet mes politikës dhe FSHF

Ka përfunduar vizita e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në Tiranë teksa ajo që vlen të theksohet është se kreu i qeverisë europiane ka marrë garancinë se politika nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet për kreun e FSHF. Kujtojmë se Ceferin ka takuar fillimisht presidentit e FSHF, Armand Duka dhe më pas kryeministrin Edi Rama.

Ceferin ka marrë garancinë nga ana e kryeministrit se politika do të jetë në mbështetje të futbollit, ndërsa kjo ka përcjellë një frymë shumë pozitive tek drejtuesit e FSHF. Në këtë formë, duket se vizita e Ceferin në Tiranë vendos edhe “paqen” mes politikës edhe FSHF, duke qenë se në ditët e fundit situata ishte agravuar së tepërmi.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency