Kosovë

Mbylli aventurën me Egnatian, Ramadani zyrtarizohet te klubi i ri

Ish-trajneri i Egnatias, Zekirija Ramdani është zyrtarizuar në klubin e Gjilanit. Tekniku me shumë eksperiencë në futbollin Kosovar është rikthyer në habitattin e tij të preferuar duke qenë se ka fituar tre herë kampionatin në BKT Superliga madje ia ka dalë ta bëjë këtë me tre skuadra të ndryshme, Trepçe ’89, Feronikelin dhe Prishtinën. Tashmë, 44-vjeçari do të kërkojë të bëjë histori edhe me Gjilanin teksa ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion për të zgjatur edhe më tej bashkëpunimin.

Deklarata e klubit të Gjilanit:

Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.

Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.

Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency